Floriana Garo, një nga personazhet më simpatike të ekranit ka folur për disa deaje nga jeta familjare. Së fundmi ajo ka zbuluar disa detaje nga martesa e saj me avokatin e njohur, Enis Daci, gjatë një interviste në “Ora news”.
Teksa është pyetur se cili është defekti më i madh i saj si bashkëshorte, Floriana është përgjigjur se nuk di të gatuajë. Por mes të tjerash Floriana tha se është xheloze dhe herë pas here e kontrollon telefonin e bashkëshortit, ndonjëherë në prezencën e tij dhe ndonjëherë fshehurazi.
Pyetje: Për çfarë je bërë xheloze për herë të fundit për bashkëshortin?
Floriana Garo: Në raste të rralla ai del me kolegët dhe miqtë e tij. Mua më duket sikur burri kur martohet nuk duhet të dalë më. Së fundmi kishim një diskutim të tillë, ku i thashë: Pse del ti? Ç’është kjo? Je burrë i martuar tani, nuk dilet.
Diskutime rreth kësaj post