René Angélil, burri i Céline Dion ka ndërruar jetë. Lajmi është konfirmuar për ‘People’.
“Rene Angelil, 73 vjeçar vdiq këtë mëngjes në shtëpinë e tij në Las Vegas pas një beteje të gjatë me kancerin. Familja kërkon që të ruhet privatësia aktualisht derisa detajet pritet të publikohen më vonë”.
Angélil po luftonte me kancerin prej tre vjetësh.
Ai udhëhoqi karrierën e saj deri në vitin 2014, ndërkohë po atëherë këngëtarja njoftoi se do të linte anash muzikën për tu kujdesur për burrin.
Gushtin e kaluar gjatë një interviste për ‘USA Today’ ajo kishte treguar edhe një dëshirë të tij.
“René më tha: ‘ dua të vdes në duart e tua’. Në rregull, do të jem aty, do të vdesësh në duart e mija’, ka shpjeguar ajo bisedën.
Diskutime rreth kësaj post