Vrasja e 27-vjeçares shtatzënë, Vanessa Ballan nga 41-vjeçari shqiptar Bujar Fandaj ka tronditur opinion publik në Itali dhe mediat në vendin fqinj.
Shqiptari i Kosovës ka patur lidhje dashurie me të renë, por kur ajo vendosi të ndahej, ai nisi ta përndiqte dhe ta kërcënonte.
Por pas këtyre kërcënimeve të vazhdueshme, Vanessa, nënë e një fëmije 4-vjeçar dhe në pritje të fëmijës së dytë, vendosi t’i tregonte gjithçka partnerit të saj Nicola Scapinello.
Nicola Scapinello jetoi me Vanessa Ballan për 11 vjet, të mbyllur në shtëpi me prindërit e tij. Ata ishin takuar në shkollë, pa e lënë kurrë njëri-tjetrin.
Në profilet e tyre në Instagram janë dy data të kornizuara me zemra: 16 nëntori 2012, fillimi i bashkëjetesës dhe 21 prilli 2019, lindja e fëmijës së parë të tyre. Fotot në rrjetet sociale portretizojnë fazat e jetës së tyre së bashku: udhëtime, pushime buzë detit, momente të lumtura.
“Nuk do të mund ta harroj kurrë atë që pashë në shtëpinë time”, përsërit ai tani i dëshpëruar, i rrethuar nga të afërmit, që kujdesen për të, por edhe për fëmijën e tij 4-vjeçar.
Nicola Scapinello, i cili punon për kompaninë familjare të ndërtimit, nuk dinte asgjë për lidhjen jashtëmartesore të bashkëshortes deri në momentin kur Vanessa vendosi t’i tregonte mbi tradhëtinë dhe përndjekjen e shqiptarit. Ajo i tregoi për kërcënimet dhe përndjekjet e tij në supermarket, duke e bindur se situata është e rëndë.
Pasi Vanessa u kërcënua me vdekje, Nicola, me kurajo dhe dinjitet, i dha menjëherë mbështetjen dhe ndihmën e tij partneres. Ai e fali atë dhe çifti vazhduan jetën bashkë deri kur më 25 tetor së bashku shkuan në komisariat për të bërë denoncimin. Të nesërmen shkuan edhe në prokurori dhe situata dukej e zgjidhur, ndërkohë kishin marrë edhe lajmin për shtatzëninë e dytë.
Por frika e tyre nga përndjekja e shqiptarit ishte gjithmonë aty dhe kjo shihet edhe nga mesazhet e mëngjesit të së martës. Nicola dhe Vanessa i shkruajnë njëri-tjetrit në Whatsapp gjithë mëngjesin dhe kur ajo nuk përgjigjet më që nga ora 11.47, ai braktis kantierin dhe vrapon në shtëpi. Aty gjen trupin e Vanesës poshtë shkallëve të mbuluar nga gjaku.
Diskutime rreth kësaj post