Javën e kaluar Armaldo Kllogjeri është përfshirë në një debat të ashpër me balerinën e tij profesioniste, Marianën dhe shkak u bë një deklaratë e saj ku tha se Armaldo është i dashuruar me Luizin, e cila mesa duket nuk i ka pëlqyer aspak Maestros. Ai ka reaguar se komentet lidhur me deklaratën nuk janë aspak të këndshme.
Sot ai ka vendosur të ndajë në profilin e tij të Instagramit, disa komente që i kanë ardhur nga përdoruesit e rrjeteve sociale, lidhur me këtë temë.
“Aman kur do fillojë “BBV3” se nuk harron dot pupulli “BBV2″”, shkruan Kllogjeri bashkangjitur postimit.
Ndërsa në një tjetë publikim në Instastory, konkurrenti i “DWTS” shton:
“Ja e dashur Mariana cfarë bën populli për një batutë. Thuaj ti po bëhet luftë në Gaza. Thuaj ti po bëhet protestë nga studentët e mjekësisë. Ata ende kanë halle mediokre se duan të harrojnë hallet e vërteta”.
Mbrëmjen e kaluar, Armaldo dhe Mariana erdhën për herë të parë në “Dancing With The Stars” me një “Rock n Roll”. Por nuk u vlerësua pozitivisht nga juria.
Diskutime rreth kësaj post