Burrat deputetë, gratë në shtet / Ja ku janë punësuar familjarët e politikanëve
Ministrat dhe deputetët janë herë pas herë objekt sulmesh nga kampet kundërshtare sa u takon pasurisë së tyre, por edhe të pasurisë dhe bizneseve të familjarëve të tyre.
Ata akuzojnë njëri-tjetrin për emërime dhe punësime nepotike të militantëve partiakë, por jo në pak raste, janë vetë familjarët e politikanëve, ata që përfitojnë vendet më të mira të administratës dhe e kanë më të thjeshtë për të gjetur një vend pune.
Sipas të dhënave të publikuara në Open Data, raportuar nga “Shqiptarja.com”, rezulton se shumica e deputetëve dhe ministrave, i kanë punësuar fëmijët e tyre burrat ose gratë e në raste të tjera edhe dhëndurët në punë në shtet, në institucione të rëndësisë së lartë.
VENDET E PUNËS SË FAMILJARËVE TË DEPUTETËVE NË VITIN 2014
Anastas Angjeli, djalin tek Ministria e Integrimit
Arben Imami, bashkëshortja tek Universiteti i Arteve
Arben Ristani, bashkëshortja tek Universiteti i Tiranës
Astrit Patozi, bashkëshortja në KLSH
Bashkim Fino, djalin tek ANTA
Bedri Mihaj, bashkëshorten dhe djalin tek Spitali i Traumës
Dashamir Shehi, bashkëshorten tek Kryetare e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare
Eglantina Gjermeni, bashkëshorti tek Banka e Shqipërisë
Ermonela Felaj, bashkëshorti tek Prokuroria e Krimeve të Rënda
Fatmir Mediu, bashkëshortja tek Ministria e Energjisë dhe Industrisë
Flamur Noka, bashkëshortja tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Gjergji Papa, vajza tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Paulin Stërkaj, djali në QSUT
Saimir Tahiri, bashkëshortja tek Universiteti i Tiranës
Sali Berisha, vajza tek Fakulteti i Drejtësisë
Valentina Leskaj, djali tek Bashkia Elbasan
Vasilika Hysi, bashkëshorti tek Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimit të Provës dhe vajza tek Fakulteti i Drejtësisë.
Lindita Nikolla, bashkëshorti Dekan, FSHN
Diskutime rreth kësaj post