Ish-numri 2 i Prokurorisë së Përgjithshme, Shkëlqim Hajdari ka përshëndetur aksionet e fundit të SPAK, e cila ka goditur edhe në nivelet më të larta të administratës.
Mirëpo Hajdari nuk e ka kursyer edhe ironinë, teksa shprehet se operacioni ka nisur në verë, në mënyrë që zyrtarët e lartë të mësohen me burgun derisa të vijë stina e dimrit.
Hajdari tha gjithashtu se pret që SPAK të ndihmohet nga qytetarët që e kanë vuajtur vetë padrejtësinë dhe korrupsionit.
“Më mirë që aksioni i SPAK ka nisur në verë se sa në dimër, pasi të gjithë ata zyrtarë dhe politikanë që do të bien në rrjetën e SPAK është më mirë të provojnë të nxehtin e qelive se sa të ftohtin. Burgu është i keq për të gjithë, por më keq është kur është dimër. Kështu që atyre që do t’ju bjerë risku në verë të jenë të lumtur sepse do mësohen, vjen vera, pastaj vjeshta dhe dimri përballohet më mirë pasi do të mësohen,” – tha Shkëlqim Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post