Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar “Burg përjetë” për kreun e bandës së vrasësve me pagesë, Admir Tafilajn i cili urdhëronte vrasje nga qelia.
Ndaj Admir Tafilajt janë ngritur këto akuza: Vrasje me paramendim, Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë. Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje. Vetëgjyqësi. Krijimi i Grupit të strukturuar kriminal. Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal
Nga ana tjetër, Prokuroria ka kërkuar edhe 10 vite burg për Kristi Pinen i cili bashkëpunoi me drejtësinë. Prokuroria ka kërkuar 25 vjet burg për Dritan Peksanin, pjesë e grupit të vrasësve me pagesë.
Kristi Pine, akuzuar për: “Vrasje me paramendim”, “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”; “Prodhimi dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”; “Krijimi të Grupit të strukturuar kriminal”; dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Të dënohet me burgim të përjetshëm (për shkak të bashkëpunimit, në përfundim të dënohet e 10 vjet burgim)
Elson Merdani, akuzuar për: “Vrasje me paramendim”; “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, dy herë;“Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”; “Krijimit të Grupit të strukturuar kriminal”; dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Të dënohet me 35 vjet burgim, Dritan Peksani akuzuar për: “Vrasje me paramendim”.
Të dënohet me 35 vjet burgim, Alfred Qefalia, akuzuar për: “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”; “Prodhim dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”.
Të dënohet me 27 vjet burgim Klajdi Shermadhi, akuzuar për: “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”; “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”.
Të dënohet me 21 vjet burgim; Aleksandër Gora, akuzuar për: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per te kryer vrasje”; “Prodhimit dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Të dënohet me 5 vjet burgim; Fatos Koka, akuzuar për: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
Të dënohet me 3 vjet burgim, Albano Beqiraj, akuzuar për:“Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”. Të dënohet me 3 vjet burgim, Dhimitër Zito, akuzuar për : “Moskallzimi i krimit”. Të dënohet me 2 vjet burgim; Ndërkohë, për tre të pandehur të tjerë në këtë çështje, është veçuar gjykimi.
Diskutime rreth kësaj post