Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri.
Edhe avokati theksoi se një pjesë e parave i përkasin familjes së gjyqtarit kurse pjesa tjetër janë të një familjari që i mbante për llogari të tij.
Sipas avokatit Visha, gjyqtari është diagnostikuar edhe me tumor në kokë në fund të muajit maj dhe duhet të bëjë ndërhyrje kirurgjikale. Për këtë arsye, shuma e parave të gjetura do të përdoren për operacion.
“Shuma e konsiderueshme është relative. Ky gjyqtar ka 25 vjet që punon me rrogë të lartë, edhe bashkëshortja e tij, janë të justifikuara. Në fund të muajit Maj, Shkëlqim Miri është diagnostikuar me tumor në kokë. Paratë mund të përdoreshin edhe për kurimin e tij”, tha avokati.
Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura prokuroria kërkoi “arrest me burg” për Mirin, i cili akuzohet për korrupsion aktiv dhe pasiv.
Gjyqtari Miri u ndalua dy ditë më parë dhe akuzohet se ka marrë ryshfet për të ndryshuar akuzën për një person që ka kryer vrasje të dyfishtë. Gjatë kontrrollit në banesën e tij u gjetën rreth 33 milionë lekë të reja.
46-vjeçari nuk i ka pranuar akuzat ndërsa në pranga kanë përfunduar edh 2 persona të tjerë që akuzohen si sekserë në këtë aferë.
Diskutime rreth kësaj post