Nëse do të ecësh në New Jersey me kokën e zhytur në smartphone-in tënd, mund të përfundosh në burg, sigurisht nëse një projektligj i ri miratohet.
Një masë e tillë është propozuar javën e kaluar në legjislacionin e këtij shteti, që ndalon të shkruash mesazhe teksa je duke ecur. Nëse ky ligj kalon gjoba mund të jetë 50 dollarë, apo 15 ditë burg, ose edhe të dyja bashkë.
“Nëse një person në rrugë, teksa ecën apo nget makinën, përbën rrezik për të tjerët, atëherë duhet të veprojë ligji dhe të penalizojë sjelljen e rrezikshme”, thotë Pamela Lampitt, anëtare e asamblesë, dhe një nga hartueset e projektligjit.
E në fakt, Lampitt e ka marrë spunton nga një ngjarje personale, teksa është dhe pedagoge në Universitetin e Pensilvanisë. Ajo ka njohur një student që u godit për vdekje nga një autobus teksa ishte duke parë telefonin e tij.
New Jersey në fakt ka një ligj për drejtim makine në mënyrë të parregullt, që nëse shkelet për herë të parë gjoba shkon deri në 400 dollarë. Studimet tregojnë se të shkruash mesazhe gjatë ecjes, mund të kthehet nga një shëtitje e thjeshtë në diçka shumë të rrezikshme.
Aksidentet që lidhen me këmbësorë të shpërqendruar janë rritur me 35 për qind që nga 2010, sipas CBS. Për më tepër, njerëzit që shkruajnë mesazhe teksa kalojnë rrugën janë dyfish të rrezikuar të përplasen nga makinat se sa personat që flasin në telefon.
Diskutime rreth kësaj post