Parlamenti bullgar miratoi më 27 shtator një vendim për t’i dhënë ukrainasve raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore S-300. Raketat janë me defekt dhe më shumë se 30 vjet të vjetra, por Ukraina mund t’i përdorë ato për pjesë rezervë, tha pas votimit Kryetari i Komisionit parlamentar të Mbrojtjes, Hristo Gadjev.
Rusia reagoi me një deklaratë duke i kërkuar Bullgarisë të rishqyrtojë vendimin, raporton evropaelire.
Kremlini pohoi se dhënia e raketave do të shkelte një marrëveshje për bashkëpunimin ushtarak midis Rusisë dhe Bullgarisë, e cila ishte arritur në vitin 2002.
Bullgaria ka ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën që nga dhjetori i vitit 2022 pas një vendimi të parlamentit.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.
Diskutime rreth kësaj post