Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Vukaj, pasi ka publikuar foton për “Foltoren” me shqiptarët e Amerikës, shkruan se Sali Berishën nuk e ndal askush për të bashkuar demokratët dhe shqiptarët e ndershëm.
Mesazhi i Bujar Vukajt:
“Shqiponja nuk ndalet…Si në ‘90, kur u ngrit ndaj diktaturës…si pas ‘97, kur u ngrit pas re**volucionit bo**lshevik të a***rmatosur… ashtu edhe këtë herë, Biri i Shqipes nuk do të ndalet për të bashkuar Demokratët dhe Shqiptarët e ndershëm, kudo ku janë dhe për të rikthyer demokracinë, pluralizmin dhe zhvillimin e merituar të këtij vendi.
Lavdi atyre afro pesë mijë grave e burrave-drejtues strukturash të PD-delegatë të kuvendit, të cilët me vendimmarrjen e tyre do mundësojnë kthimin e shpresës së venitur mes demokratëve dhe shqiptarëve!
Sorrat, laraskat dhe kukuvajkat nuk e ndalojnë dot Shqiponjën dhe Bijtë e saj në shtegtimin e përcaktuar tashmë”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post