Ish-presidenti Bujar Nishani, ka komenutar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.
Nishani thekson se Basha ka shkatërruar PD-në. Ai tha se opozita nuk mund të fitojë dot zgjedhjet e ardhshme nëse Basha është në krye.
Komenti i Nishanit:
“Basha ka shkatërruar PD-në. PD duhet që të ringrihet. PD nuk mund të fitojë zgjedhjet me lidershipin e Bashës. Zoti Basha e ka konsumuar kohën e tij. Me lidershipin e Bashës, PD nuk mund të jetë forcë fituese. Basha është pengesa kryesore për nisjen e procesit të transformimit të Partisë Demokratike. Tezat që lundrojnë në PD janë teza të errësirës. PD, për shkak të vendimeve që ka marrë Basha, ka dalë më e dobët se ç’ishte dy vjet më parë.
Fakti se PD është më e dobët pas 25 prillit, tregon shumë për lidershipin e Lulzim Bashës. Partia Demokratike sot është partia që ka mbi 680 mijë qytetarë me vete dhe lidershipi i saj mund të ndryshojë e nuk ka asgjë këtu. PD është ngritur mbi parime të të drejtave të njeriut dhe nëse këto vlera cënohen, atëherë duhet ndryshim. Penalizimi politik i Bashës është çlirim për PD-në”, tha Nishani.
Diskutime rreth kësaj post