Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani është shprehur se dyshon se mund të ketë bashkëqeverisje PD-PS. Nishani thotë se kjo do të ishte një vetëvrasje dhe asgjësim politik për liderin e PD.
‘’Në fakt hodhët dy teza, menaxhimin e partisë mes unitarizmit tek PD nuk funksionon, se kemi një model që ka pushtetin sot, dhe si e kontrollon Rama është ekstrem. PD nuk ka asnjë forcë dhe mundësi ta konkurrojë, aq më shumë Basha. Nuk e ngre dot tek forca unitare. Nuk e ka atë forcë.
PD ka pasur një model tjetër, që e ka sjellë në pushtet. Po flas për realitetin e 2021. Çfarë kemi ne përballe për ta mundur, me aftësinë e pamundësisë për unitarizëm të Bashës. Kështu që , ky variant bie poshtë. Bie , është i pamundur. Basha nuk e konkurron në unitarizëm Ramën. E vetmja mënyrë është përmes hapjes dhe përfshirjes. Është më e vështirë. E para mund të shkojë në karikaturizëm. Por e dyta bëhet, me angazhim dhe kompensim të njerëzve. PD ka nevoja për forca, njerëz që kompensojnë njëri-tjetrin, plotësojnë njëri-tjetrin.
Kjo çështja e bashkëqeverisjes, kemi këtë shprehjen që Rama është kaluar tashmë. Ka mandat të tretë, e ka po aq komod si mandatin e dytë. I kontrollon pushtetet. Por një bashkëqeverisje, 2017 ishte karikaturë. Ishin ministra që nuk kontrollonin ministritë. Një bashkëqeverisje PD-PS, në kulturën shqiptare, bashkëqeverisje ka kur janë të balancuara ekuilibrat. Këtu është ç’ekuilibruar.
Unë nuk do ta besoj, Basha e ka mohuar. Ka dyshime të forta, nëse do e pranonte do ishte vetëvrasje politike për Bashën. Do i kushtonte. Do ishte vetëvrasje dhe asgjësim për Bashën, edhe pse sot nuk i ka ngelur kredibilitet politik. Po e përsëris, nëse PD vazhdon dhe mbetet shpresmadhe tek elektorati tradicional nuk e kalon gardhin, nuk e mposhtim Edi Ramën”, tha Nishani.
Diskutime rreth kësaj post