Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar ftesën e kryeministrit Rama për bashkëpunim me opozitën. Për Nishanin kjo marrëveshje do ishte asgjësim për Partinë Demokratike.
“Kjo është çështje e një diversioni të gjatë dhe Rama ka insistuar për këtë. Edhe vetë PD megjithëse ka kundërshtuar nuk ka qenë e hapur për këtë qëndrim. Nuk besoj se ka ndonjë mundësi të ndodhë sepse do ishte asgjësim. Kjo është një sjelle jo serioze e Ramës që dëmton imazhin e vendit. Parlamenti nuk e shkarkon dot presidentin. Kur të vijë momenti i rizgjedhjes së presidentit ata i kanë të gjitha masat për ta bërë, por se cili do të jetë qëndrimi i PD atëherë këtë nuk di ta them”, tha Nishani për MCN-Tv.
Diskutime rreth kësaj post