Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani tha në një intervistë për Euronews Albania se prania e Berishës, grupi parlamentar demokrat më tepër do të fitonte se sa do të humbiste.
“Unë mendoj se nuk ka për t’i sjellë asnjë lloj kostoje qenia e z.Berisha në parlament, sepse Rama dhe maxhoranca nuk është se e kanë të lehtë përballjen me z.Berisha në verbin politik,” tha Nishani.
Sipas tij, përqendrimi i diskutimit politik te Sali Berisha dhe raporti i tij me grupin parlamentar të PD, ka dy sponsor me qëllime të përbashkëta.
“Ky debat në konceptin tim është një debat i sponsorizuar nga aleanca tashmë e dukshme Rama dhe Basha, pasi është një çështje që iu konvenon të dyja palëve në raport me situatën e tyre politike,” u shpreh Nishani.
Diskutime rreth kësaj post