Duke nisur nga data 1 janar e vitit 2021 të gjithë shqiptarët që duan të udhëtojnë në vendet shengen do të përballen me një sistem të ri të vizave.
Lidhur me këtë lajm, ish-presidenti Bujar Nishani shprehet se e ka paralajmëruar disa muaj se qeveria ‘Rama’ do të arrinte në këtë fazë.
Sipas tij, sot erdhi “dhurata” e rëndë për shqiptarët. Për Nishanin, mundësia e fundit është 25 prilli për të rikthyer lëvizjen pa viza në Evropë.
Reagimi i plotë:
“Përpara disa muajsh paralajmërova se qeverisja e korruptuar e rilindsave dhe inkriminimi total i shtetit tonë po rrezikonte të anulohej arritja më e madhe e shqiptarëve, lëvizja e lirë, pa viza në Evropë.
Prej aso kohe, klani i kusarëve dhe xhahilëve injorantë në pushtet, që për vehten dhe familjet e tyre kanë sistemuar pasaportat diplomatike e thelloi edhe më shumë gropën e korrupsionit dhe inkriminimit.
Tallej e fyente çdo ditë nga sarajet e oligarkëve me të cilët ndan kusarinë, Evropën dhe vlerat e perëndimit.
Sot erdhi “dhurata” e rëndë për shqiptarët.
Që nga 1 Janari për shqiptarët nuk ka më ; “prit biletën , merr (avionin, tragetin, autobuzin) e shko ku e ke nevojën, hallin apo qejfin në Evropë”.
Shqiptarët tani duhet të zgjedhin.
Të korruptuarit mbi krye e në pushtet apo të lirë në te drejtën e vet.
Mundësia e fundit është 25 prilli për të rikthyer lëvizjen pa viza në Evropë.” – ka shkruar Nishani.
Diskutime rreth kësaj post