Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD Bujar Nishani ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai tha se Partia Demokratike është një greminë politike dhe në një udhëkryq për ekzistencën e saj.
Komenti i Nishanit:
“Sot më ndryshe se shumë herë më parë kjo sfidë është shumë më e madhe sepse PD është në një greminë politike në një udhëkryq për ekzistencën e saj dhe për këtë po mundohem të argumentoj. Misionin e PD në opozitë e shikoj si misionin e një opozite në një demokraci normale.
PD e rrezikon këtë dimension. Së pari PD si kurrë më parë në historinë e saj 30 vjeçare s’ka qenë asnjëherë tjetër 3 mandate në opozitë dhe opozita në Shqipëri është shumë e vështirë. PD në zgjedhjet e 25 prillit nuk arriti as shifrat e 2013 kur u nxor në opozitë. Së dyti pas 25 prillit PD tregoi se është larguar nga parimet e të qenit një parti e hapur dhe e civilizuar.
Nëse nuk do mundet të realizojë platformat e riformuese nuk mund të ketë më forcën e një partie qeverisëse. Lidershipi që doli pas 13 qershorit nuk gëzon mbështetje solide të anëtarësisë për të realizuar transformimin e partisë.
PD ka përgjegjësi për të dalë parti e parë, pas 8 vitesh në opozitë dhe një qeverisje plot dështim e PS, PD doli shumë poshtë, tregon dobësi të madhe të organizimit të saj. PD në gjykimin tim rezultoi e çorganizuar nga pikëpamja e strukturave”, tha Nishani.
Diskutime rreth kësaj post