Bujar Kapexhiu këtë të hënë ishte në programin ‘Abc e Pasdites’. Gjatë intervistës, ai tha se ka qenë i përndjekur gjatë kohës më të vështirë për shqiptarët.
“Zakonisht këtë pyetje ma bëjnë të huajt, kur marrin vesh që e kemi pësuar dhe thonë ‘po mirë me ata të tjerët që u ngritën kundër teje çfarë qëndrimi ke mbajtur?’
Edhe unë i kam thënë, i kam takuar, i kam përqfuar, kam thënë ashtu ishte ajo kohë, por ama nuk e quaj të pranueshme atë gjë që kanë qenë në atë kohë prokurë, gjykatës që kanë dënuar njerëz dhe sot vazhdojnë të jenë o në Parlament, o në krye të gjykatave dhe prokurorëve.
Kjo do ishte e papranueshme. Do të ishte fyese për secilin prej nesh, ata që kanë qenë në diktaturë, kanë firmosur, kanë dënuar, burgosur, kanë vrarë, ata duhet të largohen nga jeta publike, qendrat dhe institucionet shtetërore.
Nuk duhet të qëndrojë në kuvend, në gjykatë, KLP apo SPAK. Nëse ata nuk do të jenë, unë do të kem më besim tek drejtësia”, tha karikaturisti Kapexhiu, që së fundmi i është bashkuar lëvizjes së Sali Berishës, ish-sekretar komunist, periudhë për të cilën ai thotë se ka qenë i përndjekur.
Ai shtoi se:
“E kam kuptuar se ishte situata e tillë, ai ndoshta për të ruajtur vendin e punës, fëmijët… Unë nuk besoj ata artistë të dobët të cilët që sapo gjenin rastin kritikonin”.
Kapexhiu thotë se familja e tij donte që ai të bëhej inxhinier, jo artist.
“Kush e di sa ndërtime do kisha bërë. Por jo! Më mirë një shpirt të pasur dhe një xhep të varfër, se sa një xhep i pasur dhe një shpirt të varfër.
Pasioni im ishte gjithmonë te arti, në atë kohë ishte periudha që studionin për mjekësi, dhe ime më thoshte ‘po ja, kur më pyesin çfarë e ke djalin, inxhinier, doctor? Çfarë t’iu them? Palaço?’ Kalonte në ekstrem”, shprehet ai.
Diskutime rreth kësaj post