Artisti Bujar Kapexhiu, i ftuar në “Vila24”, moderuar nga Brunilda Lahe ndër të tjera foli për situatën politike brenda PD. Si anëtar i Këshillit Kombëtar, Kapexhiu nuk e kurseu analizën e tij për tendencat e ndarjes së partisë më të madhe opozitare.
“Është fatkeqësi për disa kokrra që duan ta copëtojnë PD, për ta dëmtuar, por janë të orientuar, të shtyrë, për ta prishur e copëtuar PD. E quaj absuderitet”-tha ai i pyetur se çfarë po ndodh në oborrin e kësaj force politike.
“Këtyre njerëzve u thuhet “Ik e shporru!” po unë do u thoja: Sikterisuni!- thotë Kapexhiu referuar pretendimeve në formacionet e krijuara në PD për të marrë logon apo edhe vulën.
“Duan të ndahen, por janë perversë, duan të ndahen duke marrë vulën e logon, por partia është më shumë se vulë e logo”-shton ai.
“Po bëjnë marifete se gjoja kanë platforma të reja…”-tha Kapexhiu, ndërsa kujtojmë se ish-kreu i PD Lulzim Basha nuk lejoi futjen në seli të demokratëve, duke marrë vulën e partisë e duke çmontuar bravat e dyerve, ndërsa procesi është në dyert e gjykatës pas kongresit të 11-të demokratëve.
Diskutime rreth kësaj post