Deputeti i PS, Bujar Çela ka shpërthyer në sulme dhe akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit pas shpalljes person “non grata” nga DASH, ka shfaqur ambicien për të vijuar politikbërjen, ndërsa ka bërë thirrje edhe për protesta kundër qeverisë “Rama”.
Por për deputetin socialit, kjo strategji e ndjekur nga ish-kryeministri Berisha është tjeet e gabuar dhe se sipas tij, ai po mundohet që t’i shpëtojë ndëshkimit të drejtësisë përmes qëndrimit në politikë dhe si deputet aktiv. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, zoti Çela u shpreh ditën e djeshme se zoti Berisha është një i sëmurë psiqik, ndërkohë që theksoi se ish-kryeministri është në grahmat e fundit dhe se nuk ka shanse që të çojë vendin drejt destabilitetit. Madje, ligjvënësi socialist shkoi më tej, kur theksoi se ish-kryeministri do të jetë subjekt i SPAK dhe se sipas tij, e ardhmja e Sali Berishës është burgu.
“Përfundimisht Sali Berisha është shumë rëndë nga ana psiqike. Keqardhje pafund për Partine Demokratike dhe për popullin, që është torturuar duke ushqyer dhe mbajtur në kurriz një të çmendur dhe një diktator të pa shembull si Sali Berishën. Berisha është veç një qen i lodhur që s’të ha dot as mutin, jo më të bëj protesta dhe çojë vendin në kaos. Këto janë alibi që ai i thur në trurin e tij, tashmë të tharë përfundimisht dhe tregon se është në dëshpërim të thellë. E ardhmja e Berishës është në SPAK dhe më pas tek 7 penxheret e burgut”, – deklaroi Çela për gazetën “SOT”.
Kujtojmë që në 19 maj të këtij viti, në një mesazh në Twitter, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken zbuloi se ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA dhe prandaj edhe ju ndalohet hyrja në vend.
“Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, – nënvizoi Blinken.
Diskutime rreth kësaj post