Pas deklaratës në përfundim të ndeshjes me Suedinë, ku Italia nuk arriti të siguronte pas 60 vitesh një biletë për në një Kupë Bote, Xhixhi Bufon pat deklaruar se do të tërhiqej nga kombëtarja italiane, duke i hapur kështu rrugën një tjetër “Xhixhi”, atij të Milanit, Donarumës.
Por duket se portieri legjendar i Juves, ka bërë një hap prapa.
“Kam një moshë të caktuar. Thjesht kam marrë një pushim. Kam qenë gjithmonë një ushtar, në gatishmëri për Kombëtaren dhe Juven, dhe duke qenë i tillë, nuk mund të dezertoj. Edhe në moshën 60 vjeçare, nëse do kishte shumë portierë të tjerë, do i përgjigjesha pozitivisht një grumbullimi në kombëtare” – deklaroi Bufon.
Diskutime rreth kësaj post