Parlamenti shqiptar ka treguar edhe njëherë sot anën më qesharake të mundshme. Nga fjalori i ulët e deri tek tentativat për sherr, sot ka ndodhur gjithçka.
Shkëmbimi i replikave të forta mes deputetit të PS-së, Erjon Braçe dhe ish-kryeministrit Sali Berisha ka krijuar tension në sallën e Kuvendit,
Gjatë replikave të ashpra mes deputetit Erion Braçe dhe ish-kryeministrit Berisha, kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, ka tentuar të qëllojë deputetin socialist.
Incidenti ndodhi ndërsa Braçe fliste në foltore, ndërsa Berisha replikonte herë pas here nga vendi.
Në momentin e acarimit të situatës kanë ndërhyrë punonjësit e Gardës, të cilët kanë shmangur përplasjen fizike.
Ky fakt e ka detyruar kryeparlamentarin Meta të ndërpresë për disa minuta seancën.
Braçe: Kush je ti mo që paske fituar të drejtën që ,me gjërq të pavërtetuara të vish këtu e të fyesh e të sulmosh e të pshtërosh. Ke 25 vite që bën këtë gjë. E ke bërë me këta të tutë, se po shoh njërin që qesh. Po buçe, po (Ristanit). Nuk ke lënë njeri pa përfolur nga këta të tutë këtu.
Berisha: Numëro, ke marr 1 milionë dollarë nga Kokoneshi.
Braçe: Do vish ta provosh në Gjykatë këtë.
Berisha: Prandaj kërcen ti tani! Prandaj leh aty!
Braçe: O Sali mos bëj si qen. Boll tani!
Meta: Do detyrohem të bëj pushim
Braçe: Ulu mo ulu, e di unë ca halli ke. Ulu mor, ulu po të them.
Berisha: Ti ke marrë para aty, ti je këlysh i vogël.
Braçe: Dëgjo more qen i madh dëgjo!
Ndërpritet seanca….
Diskutime rreth kësaj post