Komisioni Europian i dha përgjigje përmes Ministrisë së Intergrimit nismëtarit të amendimeve ligjore që i hapin rrugë importit të mbetjeve. Por për Brukselin, kjo është një dakordësi e përkohshme.
“Duke marrë në konsideratë situatën specifike të Shqipërisë në fushën e menaxhimit të mbetjeve dhe mungesën e infrastrukturës së duhur për menaxhimin e mbetjeve në vend, ne besojmë se amendimet e ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve janë të mirë adaptuara dhe të përshtatshme për Shqipërinë në këtë moment”, thuhet në përgjigjen zyrtare.
Komisioni Europian thotë se, nëse Shqipëria bën progres të prekshëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE, atëherë do t’i duhet të përshtasë legjislacionin e saj me atë të Bashkimit Europian, raporton TCH.
Por për sa kohë nuk është ende anëtare, Unioni nuk mund ta detyrojë Shqipërinë të lejojë importin e mbetjeve, por në momentin që bëhet vend anëtar, Shqipëria do të duhet të hapë tregun e saj edhe për mbetjet.
“Ndërsa Shqipëria ndërton kapacitetet e saj për të përballuar menaxhimin e mbetjeve në vitet që vijnë, ne presim që të jetë në një pozicion më të mirë për të përshtatur plotësisht legjislacionin e BE-së kur anëtarësimi të bëhet i pashmangshëm”, nënvizohet në përgjigje.
Diskutime rreth kësaj post