Po ndodh ajo që ishte paralajmëruar dhe që pritej. Brukseli është gati për masat e para kundër qeverisë së Kosovës. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano këtë të mërkurë në një konferencë për mediat ka konfirmuar masat për shkak të situatës së krijuar në Veri.
“Bashkimi Evropian në pajtim me 27 shtete ka përgatitur propozim me masa me efekt të menjëhershëm, këto nuk janë sanksione këto janë masat që merren menjëherë. Shtetet anëtare kanë mbështetur një seri masash.
Këto janë konsekuenca politike; ndalje e takimeve të nivelit të lartë dhe gjithashtu masa financiare. Këto masa janë të përkohshme dhe me mundësi largimi, varësisht nga hapat që merr qeveria e Kurtit” tha Stano.
Diskutime rreth kësaj post