Britney Spears është përballur me një incident të pakëndshëm pasi gjatë kohës që po performonte në një skenë hitin e saj muzikor, I Love Rock ‘n’ Roll, ajo është ndierë në siklet me veshjen e saj, ku si pasojë e një defekti të veshjes ajo ka rrezikuar të tregojë më shumë se cduhet nga trupi I saj.
Britney menjëherë është mbuluar me dorën e saj të majtë , ndërsa dy nga balerinët meshkuj u përpoqën për ta ndihmuar, dhe menjëherë pasi ata i lidhën në qafë rripin e rënë, ra sërish.
Ndërsa më në fund balerinët e ndihmuan këngëtaren 34 vjecare dhe ajo më pas vazhdoi me interpretimin e saj në skenë, dhe tashmë e qetë.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtares i ndodhin të tilla probleme me veshjen.
Diskutime rreth kësaj post