Rezultatet e një hulumtimi të një universiteti në Anglisë Lindore tregojnë se kinezët janë njerëzit më të pasinqertë në botë, ndërsa për britanikët vlen e kundërta, transmeton Koha.net.
Hulumtuesit theksojnë se janë gjetur “fakte të qarta” të gënjimit në të gjitha vendet, porse banorët e disave gënjenin më shumë.
Në hulumtim kanë marrë pjesë 1500 respondentë, përkatësisht rreth 100 nga 15 vende të botës, të cilave u ishte dhënë detyra të hedhin monedhën e metaltë dhe të njoftojnë nëse kanë fituar “turrën” a “jazën”. Ata kanë fituar 5 dhe 3 dollarë, varësisht se në cilën anë kishte rënë monedha.
Ndonëse Smitsonian thekson se besueshmëria që të tërhiqet “turra” është rreth 50 për qind, pjesëmarrësit nga Kina shumë më shpesh raportonin fitim më të madh, ndërsa britanikët ishin më të sinqertë.
Nga ana tjetër, respondentët nga Turqia në masë më të madhe mashtronin në 6 pyetjet e kulturës së përgjithshme nga fusha e muzikës, me ç’rast në gjysmën e pyetjeve thuaja nuk ka qenë e mundshme të dihen përgjigjet pa përdorimin Google. Edhe në këtë fushë britanikët janë treguar më të ndershmit, aty-aty me japonezët.
Diskutime rreth kësaj post