Kryeministri Ramush Haradinaj është pajisur me vizë të Britanisë së Madhe. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express Avni Arifi, shef i stafit të Kabinetit të Kryeministrit.
Ditë më parë ishte raportuar se kryeminsitri Haradinaj po haste në pengesa për t’u pajisur me vizë britanike, por kësaj i ka dhënë fund stafi i tij, duke bërë të ditur se i pari i Qeverisë ka marrë vizën e Britanisë së Madhe.
Këtë e ka pohuar për Gazetën Express shefi i stafit të kabinetit të Haradinajt, Avni Arifi.
Diskutime rreth kësaj post