Britania post “Brexit”-it ka një mundësi historike për të ndërmarrë një rol të ri si udhëheqës global i tregtisë së lirë. Kjo është ajo që pritet të thuhet nga kryeministrja Theresa May, në fjalimin e saj të parë mbi politikën e jashtme në banketin e kryebashkiakut të Londrës.
Mes të tjerave ajo pritet të shprehet mbi punën edhe më të madhe që duhet të bëhet për t’u siguruar se komunitetet nuk do të mbeten pas nga forcat e globalizimit.
Laburistët opozitarë thonë se veprimet e saj kanë tradhtuar fjalët e saj dhe se ajo tashmë thjesht sa përfaqëson të njëjtin fat të politikave të dështuara.
Kryeministrja britanike parashikon një rol edhe më të fuqishëm për qeveritë në zhvillimin e një strategjie industriale, me synimin për të shpërndarë pasurinë në mënyrë më të njëtrajtshme anembanë vendit.
May pritet t’i thotë audiencës se, pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale amerikane, “priten ndryshime” dhe do të jetë thelbësore të ndihmohen ata që kanë përjetuar dobësi nga globalizimi.
“Për të qenë vërtet kampion global i tregtisë së lirë në botën moderne, ne duhet të bëjmë diçka për të ndihmuar ato familje dhe komunitete, të cilët aktualisht humbasin prej globalizimit. Jo duke qëndruar aspak fleksibël, duke refuzuar të ndryshojmë dhe duke luftuar betejat e së shkuarës, por duke iu përshtatur momentit, duke evoluuar mendimin tonë dhe duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë që na jepen. Ky është lloji i ri i udhëheqësisë, për të cilin kemi nevojë sot, dhe unë besoj se është mundësia më historike për Britaninë që ta ofrojë këtë gjë”, pritet të thotë May.
Kryeministrja britanike mendon se “duke u larguar nga BE-ja, tregojmë sesi një vend i lirë, fleksibël dhe ambicioz mund të hedhë hapin e duhur drejt një roli global”.
Diskutime rreth kësaj post