Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj ka folur në lidhje me largimin e saj nga PS dhe bashkimin me LSI-në duke u bërë nënkryetare për Tiranën. Ajo tha se nuk ka Rilindje Socialiste, por ka rilindje të MJAF-it, prandaj vendosi të largohej.
“E para, të biem dakord për termat. Rilindja socialiste nuk ekziston. Ka vetëm një Rilindje dhe ajo është e Mjaftit. Sot drejtimin e Partisë Socialiste e ka kapur një grupim, që pasi dështoi me një krijesë anemike si G99, përdorën PS-në si mjetin për të arritur qëllimin e tyre.
Makiavelistë të thekur, që politikën e ndanë nga morali, qëllimin e shfaqën hapur, shkatërrimi, varfërimi dhe shpopullimi i Shqipërisë. Në këtë kapje frymëmpakëse të partisë, socialistëve nuk u mbetet as zë, as oksigjen e as forcë vendim-marrëse brenda forumeve drejtuese”, shprehet ajo.
Diskutime rreth kësaj post