Ish-zv.ministrja e Ekonomisë, Brisieda Shehaj, thotë se ia paraqiti vetë dorëheqjen kryeministrit Edi Rama.
Shehaj shprehet se dorëheqje lidhet me arsye personale dhe se nuk ka pasur asnjë përplasje me ministren Ekonomi, siç është përfolur në disa media.
“Gjatë punës dy mujore me zonjën ministre, por edhe më herët, e kam vlerësuar për profesionalizmin e saj.
Me zonjën Ekonomi kam raporte të shkëlqyera dhe gjithçfarë thuhet lart e poshtë se kam pasur konflikte me të, nuk është e vërtetë. Kjo bëhet për të cënuar integritetin tim dhe të ministres për të cilën gëzoj respekt të veçantë”, është shprehur Shehaj për “Neësbomb”.
Diskutime rreth kësaj post