Nga Saimir Blloku
Për ne shqiptarët ngjarjet e fundit që po ndodhin në Evropë janë ogur i mirë apo i keq, ngelet për t’u parë. Sytë tanë për një kohë të gjatë janë drejtuar kah Evropës, një herë me përgjërim e shumë herë me servilizëm.
Ndonëse pozita gjeografike na mundëson të jemi në dyert e saj, ne na eshte dashur të kalojmë gjithmonë nga dritarja, duke na u kthyer edhe në ves.
Britani e Madhe, Italia, dy vende themeluese të BE-së, e po kështu lokomotiva të reformimit të kësaj bashkësie, sapo na dhanë një leksion për hierarkin e demokracisë. Duke ua deleguar këtë atribut edhe një herë popullit për të marrë vendime të rëndësishme. Përsa na përket ne, ky është një model reagimi popullor, ndërgjegjësimi ndaj një realiteti në dukje të veshtirë.
Por, a ka ardhur koha për ne të themi “Exit”? Ne si shoqëri jemi në dijeni të c’farë do lloj situate që na rrethon, politike qofshin e po keshtu flirteve apo show bizit të kastës që na drejton.
E pra, ne e dim ku na dhemb, gjithashtu dimë të ankohemi, për ngritjen e problemeve jemi ekselent. Por, na mungon zgjidhja e zgjedhjes. Në historikun tonë të zgjedhjeve nuk kemi shumë për t’u krenuar. Në fakt, i vetmi rast që duhet të mbahet me hatër është konventa e LSI, ku dhe Ben Blushi u ndjeh xheloz.
Ecim…
E gjithë klasa politike i kanë kthyer organizatat e tyre në “Sh.a”, një antar- një votë -një punë . Ndryshe i papunë ose azilant, ku për fat të keq as kështu nuk duan më.
Kujt duhet ti themi “Exit”?
Modelit dhe shembullit të vlerave evropiane? Jo pra jo, ne si shqiptar tashmë duhet të bindemi dhe të kapemi fortë pas këtyre vlerave nëse me të vërtetë duam të aderojmë në këtë bashkësi. Mos ta nënvlersojmë forcën për t’i thënë “Exit” të gjithave “alloshverishve” ala-shqiptare që bëjnë në kurrizin tonë.
Do të doja shumë një referendum për t’u hedhur në votim këto tre pashallaret që na sundojnë. Por, prapë se prapë kam frikë se mos ne si popull nuk jemi akoma gati, jo për dëshiren e munguar se sa për dehjen që po na karakterizon se fundmi.
Nuk e kam për hashashin, se ne e njohim prej kohësh si ilaç popullor por, për propagandën e “një jete më të mirë”qe na pret./Lajme.al/
Diskutime rreth kësaj post