Pasioni i madh per muziken e beri Ingrid Gjonin qe te shnderrohej ne nje prej kengetareve me te komentuara te showbiz-it shqiptar.
Ajo numeron ne repertorin e saj nje numer te madh kengesh e klipesh dhe gjithmone eshte njohur per stilin e saj estravagant dhe provokues.
Kengetarja e njohur na ka njohur me super shtepine e saj ne plazh gjate emisionit “Rudina” per te cilen eshte kujdesur vete deri ne detaje.
“Cdo gje e kam bere nga fillimi vete dhe pasioni im eshte vetem kur merrem me kete gje. Jam lodhur shume gjithe veren, por cdo gje e kam menduar me trurin tim.Doja dicka te vecante. Arkitekte nuk jam por kam shume deshire dhe me vjen shume keq qe nuk jam bere”, u shpreh kengetarja gjate emisionit.
Duke treguar dhomen e ndenjes Ingridi tha: “Kjo eshte ngjyra qe me qeteson, e perdor gjithmone.”
“Me jep kenaqesi qe e kam marre persiper vete arredimin dhe me pelqen qe e kam ndjekur vete te gjithen. Paridit i duket si nje shtepi kukullash” tha Ingridi duke u ngjitur lart per te treguar dhomen shume moderne te djalit te saj.
Diskutime rreth kësaj post