Analisti i njohur Arjan Curri bëri një deklaratë të fortë mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Open’. Curri paralajmëroi se pas shpalljes ‘non-grata’ të Berishës, brenda muajit qershor SHBA do të shpallë “non-grata” disa zyrtarë, ish-ministra të PS dhe ndonjë pronar medieje.
“Ata e dinë këtë se iu është refuzuar viza për në Amerikë”, – tha Curri.
Arjan Curri: Unë po e bëj këtu parashikimin, se zakonisht i bëj te emisioni im, por po e bëj këtu. Në fillim e kisha si bindje, tani e kam me informacion. Brenda muajit qershor DASH do të shpallë “non-grata” në vendin tonë disa zyrtarë, ish-ministra të PS dhe ndonjë pronar mediaje. Personat në fjalë e dinë të gjithë që do të shpallen “non-grata” sepse kanë kërkuar vizë dhe nuk u është dhënë. Para pak ditësh u shpallën në Bullgari 4 zyrtarë “non-grata”, vjen si analogji kjo. Dhe bie teza që po shpall “non-grata” vetëm zyrtarë të opozitës për të “zbythur” opozitën.
Diskutime rreth kësaj post