Banorët e Bashkisë Kurbin do të kenë tashmë ujësjellës të ri, ku 87% e punimeve janë përfunduar. Teksa inspektoi nga afër projektin Zv.kryeministrja Belinda Balluku së bashku me kryebashkiaken Majlinda Cara tregoi se kur do jetë funksional ky ujësjellës.
“Ne e kemi nisur prej kohësh këtu investimet të cilat plotësojnë njëra-tjetrën ku kemi arritur në fazën e katërt dhe në fazën më të rëndësishme do të thoja ku jemi duke rikonstruktuar rrjetin e brendshëm dhe të jashtëm. Do të kemi matësa më gjashtë pika prodhimi që është e rëndësishme dhe mbi 6200 matësa për sa ju përket të gjithë familjarëve. Kontrata praktikisht ka një afat dorëzimi në fund të prillit 2024 dhe ne do t’i qëndrojmë afatit.”
Balluku u shpreh se pavarësisht reformave në të gjitha ndërmarrjet e ujësjellësave në vend, me rëndësi mbetet edhe mirëmbajtja dhe pagesa nga abonentet.
“Ashtu si energjia edhe uji është një produkt që ka kosto të mëdha, qoftë të investimeve qoftë të mirëmbajtjes, ndaj të gjithë duhet ta paguajmë faturën për të pasur ujë 24 orë, për ta pasur në kushte higjienike ashtu siç parashikohet edhe nga kriteret e vendosura nga Banka Botërore dhe njësitë e Bashkimit Europian. Për ne është e rëndësishme që kjo të kuptohet.”
Ujësjellësi i ri i Kurbinit do tu shërbejë rreth 32 mijë banorëve duke i dhënë një herë e mirë zgjidhje një problematike shumëvjeçare të furnizimit me ujë për këtë zonë.
Diskutime rreth kësaj post