Limuzina në vlerë prej 1.2 milion £, i ishte ofruar Presidentit amerikan Donald Trump, në vitin 2018 duke zëvendësuar atë të mëparshmin të përdorur nga Barack Obama.
Modeli i fundit i ”The Beast”, është i pajisur me dritare anti plumb, goma rezistente dhe telefon satelit. Gjithashtu me topa gazi lotsjellës, dhe qese të gjakut RH-negativ të Presidentit.
Kur debutoi The Beast? Makina e Donald Trump debutoi me 24 shtator 2018. Modeli i ri është një Cadillac i pajisur me shumë mekanizma mbrojtës për të mbajtur Presidentin të sigurt.
Sa është e sigurt? Modeli i fundit i The Beast është jashtëzakonisht i sigurt, me dritare të ndërtuara me më shumë se 5 shtresa qelqi. Ato mund t’i rezistojnë plumbave dhe nuk hapen. Në fakt, e vetmja dritare që hapet është e shoferit. Ajo gjithashtu është e punuar nga shtresat e përbëra nga çeliku, alumini, titani dhe qeramika, të cilat mbrojnë automjetin nga bomba.
Çfarë pajisje mbrojtëse mbart kjo makinë? Bisha ka brenda armë zjarri, dhe në pjesën e përparme është e pajisur me granatat e gazit lotsjellës. Kjo makinë ka gjithashtu një sistem zjarrfikës një pjesën e pasme, një buton i cili ndihmon furnizimin me oksigjen.
Diçka e veçantë për Trump? Presidenti Trump gjithashtu ka pjesën e tij të krijuar veçmas për të. Për shembull, në pjesën e pasme ai ka një vend personal të pajisur me një telefon satelitor, dhe një linjë të drejtpërdrejtë me zëvendës presidentin dhe Pentagonin. Ekziston edhe një ndarje xhami për të ndarë shoferin dhe pasagjerët, megjithatë vetëm Trump ka të drejtë të kontrollojë atë.
Kush e drejton këtë makinë? Bisha drejtohet nga një shofer i stërvitur i Shërbimit Sekret amerikan. Shoferi ka njohu se si të reagojë në kushtet e ndryshme të drejtimin, si dhe si të shpëtojë në raste rreziku.
Diskutime rreth kësaj post