Emisioni investigativ “Fiks Fare” ka vijuar denoncimin e prostitucionit virtual të vajzave nga Tirana që punojnë ilegalisht online. Sipas emisionit janë 180 vajza shqiptare punojnë nëpër studio të paregjistruara ku kryejnë seks virtual nëpërmjet chat-it.
Sipas pronarëve të këtyre studiove “është e vërtetë që ata nuk janë të regjistruar në Shqipëri, por ata paguajnë takasa në Angli dhe për këtë marrin pasaportat e vajzave që ekspozojnë trupin online”. Mbrëmjen e së hënës “Fiks Fare” tregoi se si punon 3 nga këto studio ndërsa të martën një tjetër studio. Në emision u tha se në vendin tonë janë 12 studio të tilla.
Në videon më poshtë tregohet prezantimi i gazetares si një vajzë e interesuar me menaxheren e studios në fjalë. Ajo i tregon se vendi i punës është një garsoniere pranë “Qytetit Studenti” ku punojnë me turne disa vajza.
Kamera e Fiks Fare solli pamje edhe nga momentet e punës së këtyre vajzave. Ato punojnë njëkohësisht. Njëra prej tyre chaton me disa klientë njëkohësisht dhe më pas kalon me klientët në linjë private punën me pagesë. Gazetarja merr nofkën “Preaty lollipop” dhe me këtë emër do të njihet te klientët.
Diskutime rreth kësaj post