Teksa vetëm një javë na ndan nga zgjedhjet parlamentare, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjedhur një mënyrë për të finalizuar ditët e fundit të fushatës elektorale. Këtë të shtunë, Partia Demokratike do të përshkojë Shqipërinë nga Jugu në Veri.Në mënyrë simbolike, ky rrugëtim nga skaji më jugor në atë më verior të vendit, do të ketë 9 ndalesa, aq sa është dhe numri i PD në fletën e votimit.
Turi i ditës së sotme të Bashës, përfshin 9 ndalesa. Udhëtimi “9 PËR NDRYSHIM” kalon nëpërmjet Sarandës, Delvinës, Tepelenës, Levanit, Shijakut, Krujës, Kurbinit Miredites dhe finalizohet në Tropoje. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur sot fushatën elektorale nga Jugu i Shqipërisë, ku teksa ndalur në Sarandë është pritur nga qindra qytetarë. Basha iu bëri thirrje socialistëve që të bashkohen më 25 prill për ndryshim. Sipas tij, edhe Rama e ka kuptuar dështimin, ndaj edhe kërkon bashkëpunim me opozitën, pasi koha e tij ka mbaruar.
Deklarata e Bashës:
“Dua ta ndaj me ju dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë, se dielli i Sarandës, 300 ditë diell nuk do të jenë thjesht fakt i natyrës. Me votën e Sarandës do të sjellin 300 ditë prosperitet dhe mirëqenie. Dhe këto re dhe disa pika shiu, do të ujisin tokat e tyre që agrumet e tyre të rriten. Nga Saranda në Tropojë, e ndjej entuziazmin tuaj. E kanë lënë Sarandës në vend numëro, siç kanë lënë Shqipërinë. Siç kanë lënë familjet shqiptare. 8 vite me radhë nuk ka bërë asgjë dhe tani dështimi po troket prapë në derën tuaj. Kërkon dhe 4 vite të tjera, kudo ku shkon. Nuk do t’ia hapim derën dështimit, më 25 prill do të zgjedhim ndryshimin. E prek këtë ndryshime dhe tek spcialistë.t tek ata që vijnë në takime tona. Tek ata që i vizitoj dhe kanë hapur derën e tyre. Ju them; ky është vendi ynë. Ne kemi ndarë të njëjtat zgjidhje. Ndaj mirë se vini vëllezër dhe motra socialiste, bashkohuni me ndryshimin. Qeveria jonë do të jetë qeveria e çdo shqiptari. Edhe Rama e ndjen etjen e shqiptarëve për ndryshim. Ndaj kërkon që të bëhet pjesë e qeverisë tonë. Përgjigja jonë është; jo. Koha jote ka mbaruar”, tha Basha.
Video:
Diskutime rreth kësaj post