Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, foli në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, në News24, për pasojat që ka lënë pandemia e koronavirusit në ekonomi, duke thënë se është një situatë e rënduar, që mund të bëhet më mirë vetëm nga viti 2022.
“Ka një situatë, e cila nuk mund të bëhet më e mirë para vitit 2022. Shpresoj që të kemi mundësi të gjithë të bëjmë vaksinën, që t’i rikthehemi normalitetit të lëvizjes, se sa i takon ekonomisë, do duhet kohë për rimëkëmbje”, tha Bregu.
Ajo iu drejtua me një mesazh dhe politikës shqiptare, teksa u shpreh se “Për mua Shqipëria do duhet t’i kishte hapur negociatat me kohë dhe fryma e kompromisit politik është një garanci. Askush nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë që ka për të mos bllokuar procesin”.
Zgjedhjet e 25 prillit, si ju duket situata politike?
Problematike, njëlloj siç i duket çdokujt tjetër. Një situatë problematike, dhe akoma më e rënduar sa i përket dhe virusit.
Partia e Topallit, e përshëndet?
Vazhdoj të besoj që nuk ka keq, përveç se ka mirë, demokracia e një vendi, nëse qytetarët do të kenë më shumë alternativa. Na intereson që Shqipëria të ketë zgjedhje të mira, se do jenë test për integrimin.
Për çfarë ka nevojë Shqipëria, ka nevojë për rrotacion?
Shqipëria ka nevojë për lidership politik dhe që qytetarët të kenë rol në politikë, sepse kanë ndryshuar kohërat. Tani është kthyer ajo kur politikanët thonë se “është e mirë ajo që them unë”.
Çfarë meriton Shqipëria tani?
Meriton zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Diskutime rreth kësaj post