Majlinda Bregu ka argumentuar përse nuk ka qenë në festën e organizuar nga PD, me rastin e 27-vjetorit të krijimit.
“Ftesa për sot ishte një formalitet për qokë ndaj Lulzim Bashës dhe unë qokë në shpinë timë nuk bëj.
Prandaj sot nuk mund të jetë dita e bashkimit.
Sepse premtimi i sotëm për bashkim, garë e reflektim është farsa e radhës!
Sepse nuk vjen bashkimi, pa marrë përgjegjësinë e pa reflektuar për ndarjen, fyerjen e demokratëve dhe katandisjen e Shqipërisë pas 27 viteve demokraci, pa opozite!
Dhe meqë s’ jam as te themeluesit, as te përmbaruesit, zgjodha te mos shkoj”, tha Bregu.
Diskutime rreth kësaj post