Ish-deputetja demokrate Albin Deda ka reaguar pas takimit të sotëm të kreut të PD-së Lulzim Basha me struktukturat e partisë në Dibër. Përmes një postimi në facebook, Deda shkruan se Dibra ia dha mesazhin sot kryedemokratit, duke iu referuar pjesëmarrjes së ulët në këtë takim.
Ajo shkruan ndër të tjera se kryetari Basha duhet të largohet dhe të dorëzojë mandatin pasi data 5 po afron. Kujtojmë se Komisioni i Rithemelimit i la afat Bashës deri në 5 janar për të liruar zyrën dhe dorëzuar detyrën.
Postimi i plotë i Albina Dedës:
“Dibra ta dha mesazhin,
demokratet ta ligjeruan me vote largimin…!
Investove haramin qe more nga gjaku i demokrateve ne menyre jo meritore qe ti beje karshillek votes se 44 000 demokrateve qe te ç’graduan me vote te lire…!
Kujtove se do shfrytezoje Dibren e mendjes dhe demokracise….me ndihmen e “Gjeneral Gramafonit”..! Deshtove me turp.
Edhe te ndjerin Ver Llapa do ta kishin pritur me mire!
Dibra ta dha mesazhin,demokratet ta ligjeruan me vote largimin…!
Tani ik dhe po te jesh pak burre dorezo dhe mandatin.
Sot je askushi.
Natyrisht askush nuk beson se askushi mund te veproje si dikushi…une jo e jo.
Atehere do te ikesh me faqe te zeze siç ju takon te ikin te pabeset.
Data 5 po afron…..!Brava per ty eshte gati per te mbyllur pergjithmone nje karriere te pamerituar te nje te pabesi te deshtuar.AD”, ka shkruar ajo.
Diskutime rreth kësaj post