Numri i të infektuarve me koronavirus në vend është rritur ndjeshëm ditët e fundit. Në këto kushte është e nevojshme ndërgjegjësimi, por edhe qetësimi i situatës alarmante të krijuar mes qytetarëve, si pasojë e hipotezave të shumta për një shpërthim të dytë të pandemisë.
Çdo ditë ministria bën thirrje për kujdes dhe sqaron se bluzat e bardha e kanë situatën nënkontroll dhe kapacitet e duhura për të shuar virusin. Por, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ndodh e kundërta, pasi edhe ditën e sotme ka dalë me deklarata të forta sa i përket ecurisë së pandemisë dhe shtimit të rasteve të shumta.
Sipas Bratajt në 24 orët e fundit janë shtruar 16 pacientë në dy spitalet Covid deklaratë, kjo deklaratë është po aq alarmante sa e përfaqësuesve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që shkaktoi panik tek qytetarët.
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tregoi çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit, duke zbuluar se 16 prej rasteve që kanë telefonuar, janë transferuar në spital.
“Gjatë 24 orëve bëhen 40-45-50 vizita për Covid. Në 24 orët e fundit në dy spitalet ishin 16 raste të transferuara nga Urgjenca Kombëtare, 9 te Sanatoriumi dhe 7 te QSUT”, – u shpreh Brataj.
Diskutime rreth kësaj post