Gazment Bardhi është një nga deputetët të cilët u larguan mbrëmjen e djeshme nga mbledhja e Kryesisë, pasi nuk ra dakort me vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve për kreun e Partisë Demokratike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi u shpreh se dhuna verbale dhe shtantazhet kundër deputetëve demokratë ishte sjellje prej grupi paramilitar. Më tej, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, tha se kjo sjellje hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike dhe dërrmon në mënyrë përfundimtare besimin e qytetarëve tek PD.
“Dhuna verbale, presioni dhe shantazhi kundër deputetëve të PD që mendojnë ndryshe nuk janë mjete politike. Kjo sjellje prej grupimi paramilitar hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike dhe dërrmon në mënyrë përfundimtare besimin e qytetarëve tek PD.
Duke dënuar me forcë aktet e dhunës kundër deputetëve të PD, anëtarëve të Kryesisë dhe gazetarëve, u kërkoj secilit kolegë të distancohen publikisht prej tyre. Përmes dhunës, presionit dhe shantazhit nuk ndërtohet asgjë afatgjatë, në interes të demokratëve dhe të Shqipërisë”, shkruan Bardhi.
Gjatë mbledhjes së djeshme, e cila zgjati deri në orët e para të mëngjesit, 17 anëtarë votuan për hapjen e menjëhershme të garës dhe mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të partisë në 29 korrik.
Diskutime rreth kësaj post