Detaje të reja janë bërë me dije në lidhje me foshnjën që u gjet e braktisur në Golem nga një kalimtar i rastit.
Mësohet se foshnja kishte qëndruar e braktisur pranë koshit të mbeturinave për disa orë në afërsi të rotondos në hyrje të Golemit derisa u gjet nga qytetari, i cili më pas e dërgoi në maternitetin e Durrësit.
Aktualisht foshnja vajzë ndodhet e shtruar në pediatri.
Ndërkohë, burime bëjnë me dije se para pak kohësh nëna e foshnjës ka braktisur dhe një fëmijë 3 vjeç, i cili është marrë në kujdes të shërbimit social.
Policia është në kërkim të 22-vjeçares, e cila rezulton se më herët ka jetuar në Tiranë dhe më pas është shpërngulur në Durrës.
Nuk është gjetur ende nodnjë familjarë apo i afërm i nënës për ta vënë në dijeni për situatën, teksa hetimet janë shtrirë në Durrësdhe Tiranë.
Diskutime rreth kësaj post