Moderatori dhe gazetari Arian Çani njoftoi të premten që lamë pas se ‘Sofia’ ishte larguar nga emisioni dhe teksa e falenderoi shpalli të hapur audicionet për Sofinë e radhës.
Moderatori nuk përmendi asnjë arsye për largimin e Xheni Brahajt, duke na lënë të gjithëve në dyshime.
Për “Albeu”, Xheni ka treguar arsyen e largimit, duke hedhur poshtë aludimet se ka pasur konflikte me stafin e emisionit.
“Emisioni Zonë e Lirë ka qenë një nga shkallet e para të karrierës time. Tani jam shkëputur sepse synimet e mia janë në rritje. Hoqa dorë sepse tashmë dua të shfaqem ndryshe në sytë e publikut, jo vetëm si një velinë e bukur” – ka treguar ajo.
Xheni tregoi se ka ruajtur marrëdhënie shumë të mira me stafin, duke treguar se ka në plan projekte të reja.
Megjithatë, ajo ende nuk e zbuloi se për çfarë bëhet fjalë.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post