Seanca e sotme në Kuvend ka kaluar me gjeste dhe replika nga ana e opozitës së re ndërkohë që u njoftua krijimi i grupeve të reja parlamentare.
Që me djegien e mandateve nga ana e PD dhe LSI, Rama nuk konsideron asnjë deputet të ri të denjë për të debatuar me të, kjo për faktin se fjalimet e shkruara i shkojnë dëm dhe ai nuk tregon anën që e mendon si pikë të fortë, atë të të bërit sarkazëm dhe ironi.
Megjithatë ai sot replikoi me kryetaren e re të grupit parlamentar të PD, Rudina Hajdarin, megjithëse ndaj kësaj të fundit nuk u mundua shumë dhe nuk e humbi toruan ashtu siç bënte kur replikonte me ish-deputetët e PD në seancat e kaluara parlamentare.
Ajo që u vu re gjatë fjalës së Ramës ishte prapaskena, ku binte në sy zvkryeministri Braçe, i cili tejet i lodhur shfaq shenja përgjumjeje gjatë kohës që shefi i tij flet.
Video:
Diskutime rreth kësaj post