Në seancën e sotme ku pritet të votohet në rend dite ligji për lojërat e fatit, deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, zbuloi disa mesazhe kërcënuese që kanë ardhur në telefonin e tij.
Ai tha se ka një përgjigje për të gjithë ata që kanë kërcënuar pas vendimit për mbylljen e kazinove dhe pikave të basteve.
“Unë dhe kolegët e Komisionit të Ekonomisë i kemi dëgjuar të gjithë. TI dhe ju po i hiqni bukën fëmijëve të mi, dhe ne do merremi me fëmijët tuaj. Mesazhi standart i dërguar në telefon. Kam një përgjigje për atë dhe ata: Kush nga ju mendon se ne jemi të dobët, po bën gabimin e jetës. Nuk e bëni dot atë ligj, nuk do e votoni dot. Ja do ta shihni. Ata që mungojnë sot këtu kanë një përgjegjësi të madhe për hapjen e lojërave të fatit. Ne nuk tërhiqemi nga betejat tona. E bëmë ligjin, do e votojmë sot,” tha Braçe.
Diskutime rreth kësaj post