Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, në një deklaratë për mediat, jashtë dyerve të Kuvendit, ka komentuar situatën në parlament, pas bllokimit të seancës, si pasojë e kaosit të krijuar nga opozita.
Braçe tha se deputetët e PD-së kërkojnë që mazhoranca të njohë si kryetar Sali Berishën.
Më tej ai tha se për deputetët që shkaktuan kaosin do të merrën masa.
“Ata s’duan karrige deputeti, ata duan karrige qeverie, pa pushtet as s’ekzistojnë, siç nuk ekzistojnë. Karriget e deputetëve i kanë lënë, kanë marrë karriget e ministrave. Ato merren me votë, s janë në gjendje ti marrin me votë.”, tha ai.
“Kanë 33 vjet bëjnë të njëjtën gjë, protestojnë që Amerika të ndryshojë statusin për Saliun, Europa ta pranojë Saliun dhe ne të njohim për kryetar pd. Ne s njohim asnjërin prej tyre se s’na intereson.
Këta të Lulit s’kanë ardhur, këta kanë ardhur dhe kanë zënë dyert. Brenda partisë tyre j’ua morën partinë, këtu do përjashtohen një nga një, që të vazhdojë procesi normalisht.
Ata s’duan karrige deputeti, ata duan karrige qeverie, pa pushtet as s’ekzistojnë, siç nuk ekzistojnë. Karriget e deputetëve i kanë lënë, kanë marrë karriget e ministrave. Ato merren me votë, s janë në gjendje ti marrin me votë.
U njoftuan aty, që ata deputetë që janë agresivë, është një Abana Vokshi, e tmerrshme, ka hip aty ku rri kryetarja e Kuvendit dhe nuk e lëshon.
Na kërkojnë ne që të njohim Sali Berishën si kryetar PD-je.”, tha Braçe.
Diskutime rreth kësaj post