Deputeti Erion Braçe ka ironizuar ministren Mirela Kumbaro teksa komentoi vendimin e fundit për vendosjen e traut në Parkun e Divjakës.
Në një intervistë për Euronews Albania, Braçe u shpreh me ironi se ministrja është nivel shumë i lartë dhe nuk komunikon me nivelet më të ulëta në rang.
“Është nivel shumë i lartë ky që po më pyesni dhe nuk mund të komunikojë me nivele më të ulëta në rang.”, u shpreh Braçe teksa u pyet nëse ka biseduar së fundmi me ministren për këtë vendim.
“Patjetër se me çdo mënyrë ligjore duhet të ndryshojë”, tha deputeti për vendimin për vendosjen e traut në Parkun e Divjakës, pasi e quajti një vendim të paligjshëm.
Banorët e Divjakës kanë dalë sot në protestë pasi kundërshtojnë vendosjen e traut në park duke detyruar çdo vizitor që të paguajë një tarifë të caktuar për të hyrë brenda tij.
Çdo vizitor detyrohet të paguajë 50 lekë të reja, ndërkohë për automjetet është vendosur një tarifë prej 150 lekësh të reja.
Diskutime rreth kësaj post