Deputeti i PS, Erion Braçe tha se buxheti 2022 ka vënë shumë para në dispozicion të Shëndetësisë dhe se që këto para të jenë vërtetë efektive dhe të përkthehet në shërbime duhet që të ketë një program të qartë dhe plan veprimi.
Deklarata e Braçes:
“63 mld leke para publike, por lë mënjanë paranë private, vetëm për funksionin e shëndetësisë janë shumë para 27 mld lekë për mbrojtjen socialë prapë janë shumë para. Dhe po ti vesh në raport këto shume me shërbimet që janë, nuk anojnë nga shërbimet. Këto janë para që mblidhen nga taksimi i përgjithshëm. Duhet të diskutohet efektiviteti i përdorimit të këtyre parave dhe kush janë programet apo planet që të përdoren siç duhet”, tha Braçe.
Diskutime rreth kësaj post