Deputeti Erion Braçe ka deklaruar sot në parlament se mban përgjegjësi për çdo firmë që ka hedhur si zëvendëskryeministër në VKM. Ai u shpreh se mban përgjegjësi, pasi i ka duart e lara dhe se është i pastër në atë që ka bërë.
Deklarata e Braçes:
“Me thënë të drejtën kisha përgatitur një fjalë tjetër, dhe pa më të voglin dyshim kryetari i opozitës do shqetësohej po prapë për kritikat e mia ndaj qeverisë sime. Meqë e dëgjova gjatë, e para mbi të gjitha Smith dhe Keynes nuk kanë në këtë sallë as pasardhës as përfaqësues, ustai po ka gjysmën e tij më të mirë. Dy të parët nuk do guxonin të bënin privatizimin e OSSH-së në vitin 2009, ky i treti e bëri, në atë formë që ishte më e keqja dhe më e dëmshmja.
Në planin personal, pa më të voglin diskutim që unë i dal zot çdo firme, të hedhur në VKM dhe çdo akt tjetër. Jam në dritë të diellit dhe nuk i fshihem kërkujt. Mbi të gjitha nuk i kam duart me gjak. Nuk ma prish gjumin gjaku, përveçse ora e mëngjesit për të dalë për të vrapuar vetëm, pa roje”, tha Braçe.
Diskutime rreth kësaj post